“Është një idiot!”, legjendat sulmojnë ashpër Lewandowski-n: Është e papranueshme

10 Qershor 2025
14:36
Telesport
back button

Legjendat polake po e kritikojnë ashpër sulmuesin e Barcelona-s, Robert Lewandowski, pas grindjes së tij me trajnerin e kombëtares, Michal Probierz.

Lewandowski është larguar nga skuadra kombëtare pasi shiriti i kapitenit iu hoq nga Probierz dhe iu dha më Piotr Zielinski, të Inter-it.

Sulmuesi i Barçës tani ka deklaruar se nuk do të luajë për Poloninë deri kur Probierz të jetë në krye të kombëtares.

“Lewandowski u soll si idiot…”, tha ish-lojtari Wojciech Kowalczyk.

Legjendari Grzegorz Lato ishte edhe më i ashpër:

“Nuk mund ta imagjinoj një lojtar, pavarësisht emrit të tij, që denigron një trajner dhe kërcënon të mos luajë më derisa ky i fundit të jetë në krye. E gjej të papranueshme”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit