Lucas Digne ka reaguar vetëm ditën e sotme përmes një postimi në Instagram, pas eliminimit nga Spanja në gjysmëfinale. Digne ishte shkaktari i penalltisë, për faullin ndaj Lamine Yamal. Oyarzabal u tregua i saktë nga 11-metrat.
“Jam i zhgënjyer me veten time. Ka mbaruar, fundi i një ëndrre. Ëndrra e një djali të vogël, dhe sigurisht ajo e mijëra njerëzve që na mbështesin. Gjëja më e vështirë sot është gjetja e fjalëve për të shprehur këtë zhgënjim të madh. Jam i zhgënjyer, para së gjithash, me veten time. Dhe me të gjithë përpjekjen që kemi bërë, me këtë grup të pabesueshëm lojtarësh.
Jam krenar që kam përfaqësuar vendin tonë, me gjithë pasurinë e tij, diversitetin e tij dhe të gjithë njerëzit që e përbëjnë atë.
Faleminderit për gjithçka, për mbështetjen tuaj dhe për të gjitha këto emocione. Keni qenë të jashtëzakonshëm gjatë gjithë garës. Kjo nuk ka mbaruar ende; ne kemi një qëllim: të arrijmë në podium”, mbyll postimin e tij Digne.







