Fenerbahçe e dashuruar pas shqiptarëve, Muriqi tërheq dhe mbrojtësin e njohur

18 Gusht 2019
14:32
back button

Fenerbahçe duket se është dashuruar pas shqiptarëve. Sulmuesi Vedat Muriqi u transferua drejt Fenerit këtë merkato, ndërsa emri i ri që po përflitet është ai i Riza Durmishit. 

Futbollisti i Lazios nuk ka arritur të lërë shenjë në Itali dhe lacialët duan ta largojnë vetëm pas një viti. Tare e bleu për 7.5 milionë euro nga Real Betis duke besuar tek ai, por në kryeqytetin italian nuk e llogarisin më. 

25-vjeçari kërkohet nga Olympique Marseille dhe Brondby, por Fenerbahçe duket se ka fituar konkurrencën për të. Me afrimin e tij do të bëhen dy shqiptarë te Fenerbahçe, pasi Vedat Muriqi ndodhet në skuadër. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit