FINALJA: Tirana-Teuta, eksperienca kundër dëshirës!

2 Gusht 2020
16:03
Telesport
back button

Tirana-Teuta do të jetë finalja e madhe e mbrëmjes së sotme në “Air Albania Stadium” – sigurisht pa tifozë – ku do të vendoset edhe fituesi i Kupës së Shqipërisë. Jo shumë për shpërblimin (50 milionë lekë të vjetra) se sa për prestigjin dhe trofeun në rastin e 100 vjetorit për bardheblutë dhe durrsakët.

Viti jubile, në fakt, qëllon për të dy klubet e themeluar në vitin e largët 1920. E nëse ekipi i Egbosë pas titullit dëshiron dhe Kupën, trofeu i vetëm për djemtë e detit mund të jetë ky. Trajneri Martini e di që mund të jetë ndeshja e fundit në stol (presidenti Hasanbelliu është i lëkundur) ndaj dëshiron ta mbyllë me trofe për një supersezon.

Në anën tjetër ka edhe shumë futbollistë, si në këtë rast lideri i fantazisë, Kallaku, që dëshiron ta ngrejë Kupën e parë në karrierë përpara se të udhëtojë drejt Kroacisë, ku e pret Lokomotiv Zagreb. Në anën tjetër, historia flet për Tiranën, me 16 Kupa të fituara dhe mbi 20 finale të luajtura. Teuta ka fituar vetëm 3 në histori dhe e fundit daton në vitin 2007, pra 13 vite më parë. Në finale, ekipi durrsak ka shkuar 7 herë dhe e ka fituar 3 herë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit