Fitojnë Kupën Libertadores, por “vidhen” nga burrat dhe s’kanë ku të flenë

6 Dhjetor 2018
21:00
Denis Hakanaj
back button

Edicioni i nëntë i Kupës Libertadores së femrave ka dhuruar një rezultat të jashtëzakonshëm, që duket se i jep një mesazh të gjithë botës së futbollit: lërini vajzat të luajnë futboll. Pas vetëm dy vitesh nga themelimi i Liga Aguila Femenina, kampionat profesionist i futbollit të femrave në Kolumbi, një skuadër kolumbiane ka kapur majën e kontinentit pasi ka mundur në finale Santos-in falë penalltive.

Por bëhet fjalë për një sukses me shije të hidhur për këto vajza, sepse çmimi në para nuk do t'i dorëzohet atyre, por dikujt tjetër. Ky fakt është denoncuar lojtarja më e mirë e Huila, Yoreil Rincon, e cila ka publikuar një video në rrjetet sociale ku ka shpjeguar befasinë: 55 mijë dollarët e çmimit nuk do të derdhen nga Conmebol për skuadrën e tyre, por për atë të meshukjve që luan në kategorinë e parë të futbollit kolumbian dhe që ka shumë borxhe për të shlyer.

Kampionia në fuqi ka thënë në video e publikuar se: "Duhej të merrnim 55 mijë dollarë për fitoren, por që nuk do t'i marrim kurrë. Kjo shifër do t'i shkojë skuadrës së meshkujve që ka një president të ndryshëm nga i joni. Po, do të marrim një shpërblim nga presidenti ynë, por nga xhepi i tij".

Futbolli i femrave po ngrihet më në fund, duke tërhequr shumë tifozë dhe duke fituar një dinjitet të vetin. Krijimi i kampionatit profesionist në Kolumbi është një hap i madh përpara, por çështja e çmimit të marrë nga skuadra e meshkujve është absurde. Mbi të gjitha, një imazh i keq për Conmebol.

Si të mos mjaftonte, kampionet kanë mbetur të bllokuara në aeroport në Brazil. Rincon ka shpjeguar në  videon e parë se skuadra ishte në aeroport dhe se duhej të priste shtatë orë. Por pas disa orësh janë publikuar video të tjera në  Twitter ku shfaqen kampionet të shtrira dhe të detyruara të flenë në dysheme në pritje të fluturimit drejt shtëpisë. Fituese dhe të ndëshkuara.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit