Oliver Giroud, pjesë e rëndësishme e Francës që fitoi Kupën e Botës në vitin 2018, ka përshëndetur me fjalë të përzemërta Didier Deschamps, pasi ky i fundit mbylli rrugëtimin si trajner i Francës, pas humbjes së mbrëmshme 4-6 ndaj Anglisë.
“Do të jemi të lidhur për jetë. Fjalët që thatë në dhomën e zhveshjes pas asaj ndeshjeje më 15 korrik 2018, ende më jehojnë në mendje sot! Nuk do t’i harroj kurrë këto 12 vjet që ndamë, të bashkuar nga pasioni dhe dashuria për fanellën blu.
Jam mirënjohës për besimin tuaj, për përpjekjen tuaj për të nxjerrë më të mirën nga unë, edhe kur më shtytët deri në kufijtë e mi! Ka qenë një privilegj dhe një nder i jashtëzakonshëm të bëja historinë e futbollit francez pranë jush me ekipin tonë. Një kapitull i ri fillon, por ajo që keni ndërtuar do të jetë përgjithmonë pjesë e historisë së ekipit kombëtar francez”, ishte mesazhi i Giroud në rrjetet e tij sociale.
Kujtojmë se Giroud, ka gati dy vite që është tërhequr nga kombëtarja e Francës.







