Flakë dhe tym, digjet gjysma e Buenos Airesit. Tifozët e Riverit presin heronjtë e tyre (VIDEO)

23 Tetor 2019
11:00
back button

River Plate u kualifikua në finalen e Kupës Libertadores, trofe të cilin e kanë fituar 4 herë dhe janë ende kampionët në fuqi, pasi në vitin 2018 në “Santiago Bernabeu” ngritën trofeun në Superclasico ndaj Boca Juniors. Pikërisht ndaj verdhebluve erdhi edhe kualifikimi në gjysmëfinale. Një derbi i ndezur me dy ndeshje vajtje-ardhje. 

“Bombonera” i ngjalli frikë, por rezistuan vetëm me humbjen 1-0, pasi kishin fituar 2-0 në “Monumental”. 

Festa pas ndeshjes ishte e madhe në gjysmën e qytetit Buenos Aires, ku “Millionarios” ishin në delir. Tifozeria priti si heronj lojtarët e Riverit teksa qëndruan deri në orët e para të mëngjesit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit