Flamurtari bën detyrën ndaj Vllaznisë dhe mendon për play off-in, Tirana fiton derbin me Studentin

28 Mars 2026
20:47
Telesport
back button

Flamurtari vazhdon të komandojë renditjen e Superligës në basketboll për femra, madje i shkëputur ndjeshëm nga rivalët, duke fituar 78-59 ndaj Vllaznisë në Shkodër, në ndeshjen e fundit të kampionatit.

Një ndeshje e komanduar nga vlonjatet, që u shkëputën 27-16 që në periodën e parë (Rreshpja me 16 pikë shënuesja më e mirë). Tashmë Flamurtari është shkëputur 7 pikë nga Tirana e vendit të dytë.

Tirana mposhti 65-53 Studentin në derbin e kryeqytetit. Bardheblutë patën një epërsi të lehtë thuajse gjatë gjithë kohës, për t’u shkëputur më pas në periodën e fundit. Spahiu e Studentit me 24 pikë ishte shënuesja më e mirë, por që mbetën për statistikë.

Superliga-Femra, java e 19-të

Studenti – Tirana, 53-65

Vllaznia – Flamurtari, 59-78

Partizani (pushim)

Renditja: Flamurtari 32 pikë, Tirana 25 pikë, Partizani 23 pikë, Studenti 18 pikë, Vllaznia 16 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit