Flamurtari “leksion” Tiranës, vlonjatet fitojnë finalen e parë të play off-it

17 Prill 2025
8:18
Telesport
back button

Skuadra e Flamurtarit fitoi 68-53 ndaj Tiranës finalen e parë play off në basketboll për femra. Ndeshja mes dy skuadrave më të mira të këtij sezoni u luajt në Vlorë.

Një ndeshje në përgjithësi e komanduar nga basketbollistet vlonjate, që u shkëputën gradualisht në dy periodat e para. Pjesa e parë përfundoi 39-23 për Flamurtarin.

Këtë epërsi skuadra vendase e administroi mjaft mirë në 20 minutat e dyta, duke mos i dhënë mundësi Tiranës të rikuperojë apo afrohet.

Ramos me 24 pikë ishte shënuesja më e mirë për Flamurtarin, një lidere në fushë, gjë që mungoi te bardheblutë, shumë larg formës më të mirë.

Femra/Finalet play off

Nd.1, Flamurtari – Tirana, 68-53

18/04, Tirana – Flamurtari, 18:00

22/04, Flamurtari – Tirana, 18:00

25/04, Tirana – Flamurtari, 18:00

29/04, Flamurtari – Tirana, 18:00

Lajme të tjera

Lajmet e fundit