Flet risia e Edi Rejas: Ata më kanë pritur mirë, Chiellini më pëlqen shumë!

4 Shtator 2019
13:58
back button

Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Marash Kumbulla foli për ndjenjat e tij në këtë grumbullim për ndeshjet ndaj Francës dhe Islandës, si dhe për ecurinë e tij në Serie A, me skuadrën e Veronan.

“Me Veronën nuk kam pasur shumë hapësira, por me trajnerin e ri kam shumë hapësira. Uroj të luaj të gjithë kampionatin. Unë nuk mendoj për më vonë, mendoj për ekipin aktual, por shpresoj të shkoj më lartë dhe për të dhënë maksimumin. Më shumë më pëlqen Chiellini.

Isha shumë i emocionuar me Kombëtaren. E mendoja se do luaja përsëri me U21, por isha shumë i lumtur kur më thirri Edi Reja. Skuadra më duket shumë mirë, se ka shumë eksperiencë. Shpresojmë të marrim më shumë pikë në këto 2 ndeshje.

Të gjithë lojtarët më kanë pritur mirë. Janë të gjithë lojtarë me eksperiencë. Trajneri e ndjek të gjithë kampionatin italian dhe e di shumë mirë gjendjen e lojtarëve. Lojtarët që kanë më shumë eksperiencë më ndihmojnë më shumë. Me trajnerin nuk kam bërë ndonjë bisedë, vetëm me grupin”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit