Më 31 maj do të luhet finalja e Champions League mes Inter dhe PSG. Një koment për këtë përballje dha edhe mesfushori zikaltër Davide Frattesi. “Unë do të thosha se forca e Inter është skuadra”, tha 25-vjeçari i Inter.
“PSG ka lojtarë të mrekullueshëm që luajnë për kombëtaret e tyre dhe që nuk kanë nevojë për prezantim. Mendoj se do të fokusohemi më shumë tek vetja se sa tek pikat e forta dhe të dobëta të tyre”, shtoi Fratessi.
Lojtari shënoi golin vendimtar në fitoren e Inter ndaj Barcelonës në gjysmëfinale, gol që erdhi në kohën shtesë. “Nuk ishte një lojë për njerëzit me zemër të dobët. Dhe mund ta konfirmoj këtë sepse mua do të më binte të fikët pas golit”, tha mesfushori i Inter.
“Kisha ëndërruar të luaja në një finale të Champions League. Ka një oqean mes ëndrrës dhe realitetit, por nuk mendoj se e kam arritur ende. Ndoshta do ta ndjej më shumë kur të jemi në Mynih dhe të dëgjojmë himnin e famshëm të Champions League”, tha Fratessi.
Në fund, mesfushori zikaltër komentoi: “Unë jam ende pak i trullosur, nuk kam fjetur shumë, ndaj më duhet ende të mendoj qartë. Megjithatë kam pak kohë deri te finalja”.







