Fredy Guarin me skuadër të re, pjesë e kompeticionit të rëndësishëm krah interistit

18 Shtator 2019
20:34
back button

Sot 33 vjeç, por ish-lojtar i Saint-Etienne, Porto dhe Inter Fredy Guarin është në detajet e fundit të nënshkrimit të kontratës së re, fill pas u largua si lojtar i lirë Shanghai Shenhua, në Kinë.

Sipas informacioneve që vijnë nga Brazili, mesfushori kolumbian do të bëhet pjesë e Flamengo. Trajneri Jorge Jesus e pëlqen shumë ish-lojtarin zikaltër dhe do e përfshijë në listën e lojtarëve që do të luajnë në Copa Libertadores.

Kujtojmë që tek kuqezinjtë e Brazilit, Guarin do të gjejë edhe një tjetër lojtar të Interit, bëhet fjalë për Gabriel Barbosa.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit