Fund dramatik në Partizani-Skënderbeu. Cara, VAR dhe Teqja u dhurojnë fitoren Të Kuqve (Video)

4 Dhjetor 2021
18:51
Denis Hakanaj
back button

Partizani ka marrë fitoren e dytë radhazi në kampionatin shqiptar.

Të Kuqtë kanë mundur 2-1 Skënderbeun në Air Albania Stadium dhe janë ngjitur në vendin e pesë të renditjes me 15 pikë, vetëm dy larg zonës së Europës.

Ka qenë Rrapaj që ka zhbllokuar ndeshjen më një gol të bukur në minutën e 18-të.

Korçarët janë kundërpërgjigjur në minutën e 23-të me Mensah, por Cara ka kthyer në avantazh vendasit në të 32-ën.

Skënderbeu ka barazuar përsëri ndeshjen në minutën e 64-t, por goli është anuluar nga VAR.

Një vendim ky që ka shkaktuar protestat e bardhekuqve.

Në minutën e 83-të, miqtë kanë patur një rast të artë për të barazuar nga pika e bardhë, por Teqja ka ndalur gjuajtjen e Meksit.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit