Gjigantët e Europës zbarkojnë në Verona për Kumbullën, merret vendimi

15 Janar 2020
12:08
Alfred Lleshi
back button

Në mesin e mbrojtësve që i afrohen Fiorentinës është edhe Marash Kumbulla i Verona, i vëzhguar nga klubi vjollcë të dielën e kaluar, gjatë ndeshjes mes Hellas Verona dhe Genoa. Sidoqoftë, ka pak gjasa që klubi në fjalë t’i sigurojë shërbimet e 19-vjecarit, sepse gjigantë të tjerë të Europës janë vendosur në radhë pas lojtarit kuqezi. Situata sqarohet në artikullin e shkruar nga “Corriere di Verona”: “Të gjithë u rreshtuan për Marash Kumbulla. Vëzhguesit e shumë klubeve, që janë të interesuar për mbrojtësin verdheblu, ishin në Verona të dielën. 

Kishte të dërguar edhe nga Anglia (Chelsea, Manchester United dhe Watford). Përfaqësues të Eintracht Frankfurt mbërritën nga Gjermania. Edhe sytë e klubeve italiane, që e ndjekin Kumbullën, nuk mungonin si zakonisht. Inter, Juventus dhe Lazio kanë treguar insistimin më të madh për shqiptarin. Kësisoji, hapet “ankandi” për qendërmbrojtësin e Hellas Verona, por ai nuk do të largohet nga skuadra aktuale deri në fund të sezonit.

“La Gazzetta dello Sport” shkruan se Interi dhe Verona kanë tashmë një marrëveshje për transferimin e Kumbullës në Milano, verën e këtij viti. Hellas dëshiron 20 milionë euro, por gjithashtu do të donte të merrte Dimarco menjëherë në huazim, si “paradhënie” për operacionin e muajit qershor. Mbrojtësi shqiptar, gjithashtu, pëlqehet shumë në Premier League. Chelsea, Manchester United dhe Everton kanë kërkuar informacione mbi të”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit