Godet Igli Tare: peshkon në Skandinavi gjigantit sllovak, sozia e Skriniar!

5 Korrik 2019
16:44
Anton Cicani
back button

Refuzoi Milanin përpara një muaji pikërisht sepse te Lazio ka ende punë për të bërë, në përpjekje për të fuqizuar skuadrën bardhekaltër. Po flasim për drejtorin sportiv Igli Tare, krahu i djathtë i presidentit Claudio Lotito.

Drejtuesi shqiptar, i cili po perfeksionohet akoma edhe më shumë nga fillimet e tij, tashmë ka edhe "nofkën" e një scout të përgatitur, që di të zgjedhë elementët. Ashtu si goditja e fundit që vjen nga Danimarka e largët dhe FC Copenhagen.

Quhet Denis Vavro, sllovak i datëlindjes 1996 që peshon 88 kg dhe është i gjatë 193 centimetra. Një kolos i vërtetë, i cili në sezonet e fundit në Danimarkë ka befasuar të gjithë, duke u bërë i pakalueshëm. i rritur në Akademinë e Zilinës, Vavro i ngjan shumë Milan Skriniar, duke qenë se të dy kanë luajtur të klubi sllovak.

Copenhagen e bleu dy vite më parë për 1,2 mln euro nga Zilina. Atalanta e mban mend mirë Vavo duke qenë se pikërisht nga një penallti e tij u eliminua nga playoff i Europa League, ndërsa shpejtësia dhe sidomos nuhatja për gol janë pjesë e bagazhit të tij.

Edhe Roma kishte hedhur vështrimin nga Vavo, ashtu si Sampdoria dhe Atalanta por zgjedhja e Lazios u bë nga sllovaku.

Pasi ka kryer vizitat mjekësore me Lazion, Vavro ka firmosur edhe kontratën e tij, duke pozuar. Kosto e operacionit: 10,5 mln euro fikse dhe 1 mln euro bonuse. Kurioziteti? Në të shkuarën për një sllovak, vetëm tre herë është paguar një shifër më e lartë: Skriniar (23 mln), Gresko (21,5 mln) dhe Hamsik (20 mln).

Vavro firmos për pesë vitet me rrogë 1,2 mln euro fikse dhe bonuse, që e çojnë thuajse 1,5 mln euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit