Janë luajtur sot dy ndeshjet e radhës së fazës play in në të dyja Konferencat.
Skuadra e Philadelphia ka siguruar një vend në fazën çerekfinale ne Konferencën e Lindjes pas fitores 109-97 ndaj Orlando. Ndeshje e komanduar nga vendasit, ku u dallua Tyrese Maxey, autor i 31 pikëve. Në play off, Philadelphia do të luajë me Boston.
Në Konferencën e Perëndimit, ekipi i Golden State mundi 126-121 Clippers, pas një loje shumë të bukur dhe dramatike. Stephen Curry me 35 pikë ishte lider për Warriors, ndërsa Clippers u eliminuan. Golden State do të luajë ndaj Phoenix për një vend në çerekfinale.
NBA-Play in-Konferenca e Lindjes
Charlotte – Miami, 127-126
Philadelphia – Orlando, 109-97
Charlotte – Orlando
NBA-Play in-Konferenca e Perëndimit
Phoenix – Portland, 110-114
Clippers – Golden State, 121-126
Golden State – Phoenix







