Goretzka shijon titullin: Kemi pasur një sezon të mrekullueshëm në kampionat

12 Maj 2025
9:01
Telesport
back button

Gëzim i madh në shtëpinë e Bayern Munich, që rikthehet te titulli kampion në Gjermani pas një viti pushim.

Skuadra e trajnerit Vincent Kompany, pasi mundi 2-0 Borussia Monchengladbach në raundin e parafundit të kampionatit, nisi një festë të madhe para tifozerisë së saj.

Një udhëtim i rëndësishëm për bavarezët që mbajtën larg rivalët e Bayer Leverkusen. Një nga protagonistët e këtij triumfi është mesfushori Leon Goretzka, që foli për mediat.

Prioriteti kryesor për mua dhe klubin ishte të fitonim përsëri titullin dhe ia dolëm mbanë. Ky ishte qëllimi ynë më i madh këtë vit”, tha Goretzka.

Më tej, ai shtoi: “Dhe, padyshim që është një kënaqësi e madhe që e kemi arritur këtë objektiv. Mendoj se kemi pasur një sezon të mrekullueshëm në kampionat këtë vit”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit