Edhe pse kontrata e Antoine Griezmann tek Atletico Madrid skadon në qershorin e vitit 2026, francezi ka vendosur të largohet në fund të këtij sezoni.
Siç raportohet nga “Relevo”, sulmuesi tashmë iu ka bërë të ditur vendimin e tij drejtuesve të Atletico-s, të cilët janë të gatshëm të lehtësojnë largimin e tij si shenjë vlerësimi për përkushtimin dhe angazhimin që ai ka pasur ndaj klubit.
Griezmann, i cili do të mbushë 34 vjeç në muajin mars, është i vetëdijshëm se koha e tij në futbollin elitar evropian po i vjen fundi dhe e sheh të ardhmen në futbollin amerikan si një mundësi ideale për të shijuar pjesën e fundit të karrierës së tij.
Me shumë mundësi, Griezmann do të bëhet shokë skuadre me dy atdhetarët e tij Oliver Giroud dhe Hugo Lloris, të cilët luajnë me Los Angeles FC.







