Hamilton humbet një tjetër titull, Rosberg triumfon në botërorin Extreme E

20 Dhjetor 2021
9:08
Telesport
back button

Pilotët Molly Taylor dhe Johan Kristoffersson, që përfaqësojnë skuadrën e “Rosberg X Racing” janë kampionët e parë të botës në botërorin Extreme E. Një titull që erdhi pas përfundimit tëgarës së fundit të zhvilluar të dielën në Britaninë e Madhe.

Në këtë garë të fundit fitues doli makina e skuadrës së Lewis Hamilton, “Team X44” (pilotët Sebastian Loeb dhe Cristina Gutierrez), por ky sukses nuk mjaftoi për të fituar titullin kampion.

Interesant fakti se të dyja skuadrat e mbyllën botërorin me pikë të barabarta, por triumfoi ekipi i Rosberg, si pasojë e më shumë fitoreve sezonale. Pra, një tjetër zhgënjim për pilotin britanik të Formula 1, ndërkohë që Rosberg triumfoi ndaj ish-shokut të tij të skuadrës, që humbet një tjetër titull në fotofinish.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit