Harrojeni Porton dhe Benfican, në Portugali kryeson një hirushe me vlerë 20 mln euro!

16 Shtator 2019
19:06
back button

Përrallat ekzistojnë në libra, por ndonjëherë edhe në realitet! Edhe pse, shpesh janë si ajo hirushja që humbet këpucën dhe në mesnatë prishet magjia… Magji që për momentin nuk i është prishur një skuadre të vogël në Portugali, e cila me 11 gola të shënuar dhe pesë të pësuar po habit të gjithë duke kryesuar kampionatin!

Në krye të renditjes nuk ndodhet as Porto, as Benfica dhe as Sporting Lisbona, por Famalicao, me katër fitore dhe 1 barazim! Me 13 pikë, skuadra që është ngjitur këtë sezon në elitë, është kthyer në një histori për të treguar.

Nga të gjitha kampionatet “big”, vetëm Famalicao është ajo që e ngjitur nga kategoria e dytë po sfidon të mëdhatë… Në Itali kryeson Interi, në Angli është Liverpool, Gjermania është e Leipzig, ndërsa Franca e PSG dhe Spanja e Sevilla. Në Portugali? Ekipi i panjohur, një qytet me 140 mijë frymë. E themeluar në vitin 1931 luan ndeshjet e saj në  me vetëm 10 mijë vende.

Nuk luante në elitën portugeze prej 25 vitesh, por ka zgjedhur mënyrën më të mirë për t’u riprezantuar. Pronari? Izraeliani Idan Ofer, 64 vjeç, i pesti më i pasur në Izrael me 5 miliardë dollarë pasuri. Pasuria e tij prek edhe Atletico Madrid, ku ka 32% të kuotave!

Skuadra? Më e reja në Portugali! Famalicao ka një mesatare 23 vjeç me vlerë thuajse 20 mln euro, më pak se dhjetëfishi i klubeve që e ndjekin në renditje!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit