Helikopteri në fushë për të transportuar tifozen, ishte gati për të lindur në stadium

10 Dhjetor 2018
16:51
Telesport
back button

Ndalni ndeshjen, lajmëroni një helikopter, pasi bashkëshortja ime është duke lindur”. Kanë rrjedhur kështu, pak a shumë, ngjarjet në një stadium të Italisë, gjatë një ndeshje futbolli të Kupës së Italisë mes ekipeve diletante të Dro dhe Lavis, në zonën e Riva di Garda.

Natyrisht që ndeshja u ndërpre për disa minuta, helikopteri mbërriti dhe u ul në mesin e fushës për t’i ardhur në ndihmë një gruaje, që ishte shtatzënë, gati për të lindur. Ajo është bashkëshortja e një prej futbollistëve në fushë, që ka kërkuar ndihmë për të sjellë në jetë djalin e saj.

Ngjarja ka ndodhur në një stadium në qytezën e Benacense. Sipas medieve italiane, gruaja që ndodhej në shkallët e stadiumit për të ndjekur bashkëshortin që luante futboll, arriti të ngjitej vetë në helikopter dhe u dërgua me urgjencën në maternitet, ku dhe solli në jetë fëmijën. Ndeshja u ndërpre për rreth 15 minuta dhe më pas vijoi normalisht, me ekipin e Dro që fitoi 3-1.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit