Hetimi për vrasjen e Maradonës; del në dritë fakti tronditës i mjekut personal

23 Janar 2021
11:10
Alfred Lleshi
back button

Nuk ka paqe për Diego Armando Maradonën, i cili vdiq 25 nëntorin e kaluar, pasi pësoi një krizë kardio-pulmonare në shtëpinë e tij në Tigre, afër Buenos Aires. Ndërsa hetimet për vrasje vazhdojnë, pamja e situatës në të cilën “Pibe de Oro” u gjend në muajt e fundit të jetës së tij bëhet gjithnjë e më mjegulluese. Pjesa e fundit e enigmës së ndërlikuar ka të bëjë me mjekun personal të kampionit argjentinas, i cili është regjistruar në regjistrin e të dyshuarve pikërisht për vdekjen e pacientit të tij të famshëm.

Zyra e doktor Leopoldo Luque ishte kontrolluar menjëherë pas vdekjes së Maradonës. Një dokument i konsideruar vendimtar doli nga ai hetim. Këto orë arriti konfirmimi nga vlerësimi kaligrafik: Luque pretendohet se ka falsifikuar firmën e Maradonës, që shfaqet në një kërkesë për regjistra mjekësor, dërguar në klinikën “Olivos” dhe daton më 1 shtator 2020. Po ky dokument, së bashku me dy “shkarravitje” të tjera të ngjashme me nënshkrimin e Maradonës, u gjetën në shtëpinë e Luque.

Rezultati i vlerësimit kaligrafik tashmë është në duart e prokurorëve të San Isidro, të cilët po kryejnë procedurën e hetimit. Ky do të ishte një detaj kryesor në hetim, pasi, siç raporton “Clarín”, duke cituar disa burime, dokumenti i gjetur përbën një krim. Sepse i tillë është përdorimi i një dokumenti privat të falsifikuar, pasojat e të cilit do të bien drejtpërdrejt mbi Luque.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit