Hoeness, tejet i ashpër: Falja e Manchester City nga CAS, shuplakë në fytyrën e UEFA-s

7 Gusht 2020
11:21
Alfred Lleshi
back button

Ish-presidenti i Bayern Munich, Uli Hoeness, ka kritikuar vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS) për të rrëzuar pezullimin 2-vjeçar të Manchester City nga Liga e Kampionëve. Klubi i Premier League e fitoi apelin kundër dënimit të UEFA-s për shkelje të rregullave të “Fair Play Financiar”, ndërsa gjoba ndaj tij u ul nga 30 në 10 milionë €. Hoeness thotë se vendimi i CAS ishte një goditje e rëndë ndaj rregullave të UEFA-s dhe kritikoi mbrojtjen e dënimit të vet nga organi drejtues i futbollit europian.

“Kur lexova arsyetimin nga gjykata sportive ndërkombëtare (CAS), m’u desh të pyesja veten se për çfarë bëhej fjalë, – tha Hoeness për DAZN dhe “Goal”. – Në fund të fundit, arsyetimi i UEFA-s ishte thjesht i dobët. Në parim, CAS e pa atë në të njëjtën mënyrë, por nuk siguroi ndonjë dëshmi të fortë të sjelljes së Manchester City. Nëse gjyqtarët e CAS kanë arritur në përfundimin se UEFA bëri një punë të dobët, nuk duhet të pyesni se cili është rezultati. Aktgjykimi ishte një shuplakë e qartë në fytyrën e UEFA-s”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit