Huijsen “ndez” El Clasicon: “Uroj që Yamal te Spanja të shkëlqejë por jo në La Liga”

3 Shtator 2025
23:45
Telesport
back button

Dean Huijsen po përshtatet çuditërisht shpejt me ekipin kombëtar spanjoll. Mbrojtësi 20-vjeçar, i sapoardhur nga transferimi i tij te Real Madrid, foli për Marca-n rreth përvojës së tij me La Roja dhe lidhjes së tij me Lamine Yamal, të dy mik dhe rival në ligë.

“Lamine? Ai është një lojtar i shkëlqyer. Shpresoj që të bëjë mirë këtu me Spanjën, por që të mos na shkaktojë shumë probleme në ndeshjet tona të La Ligas”, bëri shaka qendërmbrojtësi i Madridit.

Huijsen dhe Yamal mishërojnë në mënyrë të përsosur brezin e ri të futbollit spanjoll: talent të parakohshëm, një personalitet të fortë dhe shumë, shumë më tepër. “Është e veçantë që trajneri ka besim tek ne. Kjo tregon se ai nuk ka frikë të marrë rreziqe me lojtarët e rinj”, theksoi ish-lojtari i Juventusit, Romës dhe Frosinone-s, duke theksuar se si atmosfera në dhomën e zhveshjes nxit rritjen dhe pjekurinë.

Hujsen foli gjithashtu për muajt e tij të parë te Real Madrid: “Është një hap i madh për çdo lojtar të vijë te Real Madrid. Ndihem mirë. Çfarë më pëlqen më shumë? Dhoma e zhveshjes, njerëzit… Të gjithë më kanë pritur shumë mirë. Edhe ambientet, udhëtimet… gjithçka është spektakolare. Jam shumë i lumtur. I dëgjoj shumë Rüdiger dhe Carvajal, por jemi një grup shumë i lidhur dhe bëjmë gjëra së bashku.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit