“I lumtur që janari mbaroi, spekulimet e merkatos kanë qenë një fatkeqësi për Chelsea”

3 Shkurt 2025
9:28
Telesport
back button

Chelsea do të luajë sot ndaj West Ham në ndeshjen e radhës në Premier League. Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, e pret me padurim këtë sfidë, që mund t’i rikthejë “blutë” e Londrës në vendin e katërt.

Sipas tij, merkato e gjatë e janarit ka ndikuar mjaft te skuadra dhe te disa lojtarë, ndaj ai mezi pret që kësaj dite t’i vijë fundi.  “Kam një ndjenjë lehtësimi, pasi janari ka qenë si një fatkeqësi për shkak të sasisë së spekulimeve rreth skuadrës”, tha Maresca.

Lojtarët që do të luajnë sot do të jenë këtu deri në fund të sezonit, ndaj nuk do të ketë më asnjë zhurmë deri në fund. Do të jetë një lehtësim për mua. Tani e tutje e deri në fund ne vazhdojmë me këta lojtarë dhe jo më shumë”, shtoi italiani.

Tani duhet të fokusohemi të ndeshja, te fusha e lojës dhe të rikthehemi te fitorja. Nuk duhet të prishim gjithë atë punë të mirë që kemi bërë deri më tani. Këta djem të rinj meritojnë më shumë”, tha Maresca.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit