I ndikuar nga Berlusconi? Balotelli i del kundër qeverisë italiane!

23 Janar 2021
19:49
Eraldo Harlicaj
back button

Sulmuesi i Monza, Mario Balotelli, ka folur në lidhje me situatën e COVID-19 në Itali. Rastet janë shtuar sërish dhe ish-lojtari i kombëtares italiane ka dalë hapur kundër qeverisë dhe administrimit të saj. Ai ka shkruajtur në insta storyn e tij mendimin personal.

“Djema, Italia është Itali, çfarë mund të them më shumë? Mund të jetë vendi më i bukur në botë, por është në rënie për shkak të disa njerëzve që e drejtojnë, të cilët më japin dhimbje barku. Unë nuk jam i krahut të djathtë apo të majtë. Unë kurrë nuk kam marrë një pozicion politik.

“Rastet me Covid-19 po rriten përsëri dhe unë me të vërtetë nuk e kuptoj se përse na u desh të kalonim Krishtlindjet dhe Vitin e Ri ashtu. Ata na mbyllën e mbyllën përsëri dhe a ka ndonjë që mund të më shpjegojë se çfarë zonë e kuqe është kjo tani. Trafiku është dyfish më shumë i ngarkuar se zakonisht. E gjithë kjo përpjekje për një bllokim tjetër?”, tha Balotelli.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit