I shënoi tre gola Barcelonës, Milan, Chelsea, dhe Juventus në ndjekje të 29-vjeçarit që është në kulmin e karrierës

22 Prill 2025
17:18
Telesport
back button

Emri i Serhou Guirassy ka filluar të bëjë bujë që tani dhe me siguri do jetë një nga lojtarët më të kërkuar në merkaton e verës. 29-vjeçari ka shënuar 29 gola në të gjitha kompeticionet këtë sezon me Dortmund, 13 prej të cilëve në Champions League, ku tre i shënoi Barcelonës në çerekfinale.

Me super formën që po tregon këtë sezon, sulmuesi i verdhezinjved është bërë një objektiv prioritar për tre nga klubet më të mëdha: Milan, Chelsea dhe Juventus, të cilët tashmë kanë nisur lëvizjet për të bërë të mundur transferimin e tij.

Edhe pse kontrata e tij me Dortmundin është deri në vitin 2028, klubi verdhezi është i gatshëm të pranojë shitjen e tij për një vlerë të konsidereushme. Klauzola e largimit të tij është 70 milionë euro, shifër kjo e vështirë për t’u përballuar nga Juventus dhe Milan, por jo nga Chelsea.

Megjithatë. me hapjen e merkatos së verës Serhou Guirassy do jetë një nga emrat më aktiv dhe sipas të gjitha gjasave ai do të largohet nga Dortmund për të nisur një aventurë të re.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit