Igli Tare: Nëse nuk rifillon futbolli, fatkeqësi e madhe për Italinë

14 Maj 2020
12:01
Alfred Lleshi
back button

Edicioni i sotëm i “La Repubblica” raporton deklaratat e Igli Tares, drejtorit sportiv të Lazio: “Ne e dimë se futbolli ka të punësuar rreth 370.000 njerëz në Itali. Nëse ndalet, do të jetë dështim i madh. Për më shumë, Italia do të humbasë pjesë të historisë së vet jo vetëm sportive. Do të jetë një fatkeqësi sociale. Të ndalosh tani do të thotë, pothuajse me siguri, të mos jesh në gjendje të fillosh edhe në shtator. Shumë muaj pasiviteti do të ishin fatale për futbollistëtë.

Nuk mund të mendoj se z.Spadafora është aq i papërgjegjshëm, sa e bën atë me qëllim, por me siguri ka qeveri në Europë, që duan ta ndihmojnë futbollin: si Gjermania, Spanja, Anglia etj. Në Itali nuk është ky rasti, as në Francë, ku kanë bllokuar gjithçka përfundimisht. Unë mendoj se qeveria franceze do të humbasë shumë çështje civile me klubet. Le ta shmangim një verë me gjyqe edhe në Itali. Pasojat e mosrifillimit të Serie A do të rezultojnë të mëdha: ekonomike, sociale, sportive dhe psikike”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit