Immobile: Covid ka provuar të më ndalojë, por…

23 Shtator 2020
18:07
Denis Hakanaj
back button

“Këpuca e Artë ishte një objektiv i imi, një ëndërr personale, i kam shkuar shumë afër disa vite më parë, por e kam humbur rastin për shkak të një dëmtimi”, ka thënë sulmuesi i Lazio-s, Ciro Immobile, për Repubblica.it.

“Këtë vit ka provuar Covid të më ndalojë, por e dija se shokët e skuadrës do të më kishin ndihmuar në çdo mënyrë. Është kënaqësia më e madhe në karrierën time, por në nivel grupi kam patur shumë”.

“Kemi fituar shumë me Lazio-n dhe kemi bërë shumë mirë me Kombëtaren, është momenti më i mirë i karrierës sime”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit