Immobile “tradhton” Jessica-n, zgjedh shëtitjen me Milinkovic

23 Dhjetor 2018
14:13
Denis Hakanaj
back button

Fitorja e arritur kundër Cagliari-t ka kthyer buzëqeshjen në shtëpinë e Lazio-s pak ditë para Krishtlindjes. Tani bardhekaltrit janë në vendin e katërt në renditje dhe atmosfera në Formello, qendra stërvitore e klubit, është shumë më e mirë në krahasim me ditët e kaluara. 

Ciro Immobile, nëpërmjet profilit të tij në Instagram, ka postuar një fotografi ku shfaqet dorë për dore me Milinkovic-Savic (autori i golit të parë të ndeshjes, pas së cilit ka shpërthyer në lot) dhe i ka dhënë një mesazh partneres së tij, Jessica Melen.

"Më vjen keq Jessica. Shëtitje dorë për dore me Sergej", ka bërë shaka sulmuesi i bardhekaltërve.   

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit