Incident i rëndë në Prishtinë; dhunohet presidenti i FFK, Agim Ademi

19 Tetor 2021
13:53
Alfred Lleshi
back button

Incident i rëndë në futbollin Kosovar. Është dhunuar fizikisht vetë kreu i FFK, Agim Ademi, i cili ka përfunduar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ngjarje shumë e shëmtuar, që tregon se situata në drejtimin e futbollit kosovar ka probleme dhe mosmarrëveshje të thella.

Kujtojmë se Ademi vijon të jetë në gjyq edhe për një çështje tjetër, për ushtrim presioni e shantazhi në funksion të përfitimeve të ndryshme. Sipas policisë së Kosovës, presidenti i FFK është sulmuar fizikisht mesditën e sotme. Ai ka qenë duke ecur në parkun e Gërmisë, kur ka rënë pre e dhunës.

Për agresorët nuk ka informacione, sepse nuk janë identifikuar ende. Policia e kryeqytetit Kosovar ka konfirmuar se Ademi ka pësuar lëndime trupore, ndërsa dhunuesi ka qenë i vetëm. Tashmë kanë nisur hetimet për rrethanat e këtij incidenti të rëndë. Agim Ademi, as FFK nuk kanë reaguar ende për këtë sulm fizik.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit