Jessica zbulon prapaskenën: Babai im ishte kundër. Ciro ka një ves…

7 Janar 2020
16:14
Denis Hakanaj
back button

E ftuar te Rai Uno, Jessica Melena,  gruaja e Ciro Immobile-s, ka folur për disa aspekte të jetës bashkëshortore, duke zbuluar edhe planet e sulmuesit për të ardhmen.

“Kundër Brescia-s ka realizuar një dygolësh, por ta lësh vetëm në shtëpi me tre fëmijë është një detyrë më e vështirë. Nuk e dija se çfarë do të thoshte të fejoheshe me një futbollist, nuk e njihja topin”, ka thënë ajo.

“Babai im nuk e shihte me sy të mirë lidhjen, tani e do Ciro-n më shumë se unë. Nuk e dëgjova babanë, pas 5 muajsh isha me barrë. Ai është shumë i dashur, m’i dedikon të gjithë golat”.

“Vesi i tij? Video-lojërat, por mua nuk më bezdis kjo gjë. Kur zemërohem sepse luan shumë, ai e kupton dhe ndalet menjëherë. A do të shkojë te Napoli? Jo, do të qëndrojë te Lazio. S’kemi as shumë që kemi blerë shtëpinë…”.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit