Jonuz bën lëmsh Vllazninë, kuqeblutë pa trajner

5 Qershor 2020
19:32
Eraldo Harlicaj
back button

Mirsad Jonuz momentalisht nuk është trajneri i Vllaznisë! Maqedonasi nuk ka zgjatur kontratën e tij dhe marrëveshja e tij e parë ishte e lidhur me klubin shkodran deri më 31 maj. Tekniku nuk është aspak i kënaqur me mënyrën se si Bashkia po sillet me lojtarët dhe stafin, pasi kuqeblutë nuk paguhen që prej janarit, pavarësisht premtimeve të shumta se çështja do të zgjidhet.

Burime të sigurta pranë shkodranëve bëjnë me dije se Jonuz është rikthyer në Maqedoni. Ai është larguar për shkak të disa arsyeve personale që lidhen drejtpërdrejtë me fabrikat e tij. Një arsye e tillë mund të jetë dhe një pretekst, pasi Jonuz e ka bërë të ditur se nuk rikthehet në Shkodër nëse nuk paguhet.

Klubi shkodran bën me dije se do të rikthehet sot, por diçka e tillë duket e vështirë. Maqedonia po kalon sërish momente të vështira prej COVID-19, sepse numri i të prekurve është rritur, ndërsa disa qytete kanë rikthyer karantinën. Logjikisht, kjo do të thotë se Jonuz duhet të vetkarantinohet minimalisht 14 ditë…

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit