Ka luajtur edhe në Premier League, merr drejtimin e Vllaznisë. Lëvizja e bujshme e kuqebluve të Shkodrës

4 Prill 2023
9:02
Alfred Lleshi
back button

Vetëm një ndeshje ka qëndruar në krye të stolit kuqeblu, Auron Miloti. Drejtuesit e Vllaznisë, pasi shkarkuan Mirel Josën për rezultate të dobëta, kanë vendosur të emërojnë pasuesin e tij jo vetëm për sfidat deri në fund të këtij sezoni, por edhe sezonin e ardhshëm. Vetë klubi Shkodran ka njoftuar përmes faqes së vet zyrtare në rrjetet sociale:

“Klubi i Futbollit Vllaznia njofton se sapo ka arritur marrëveshjen me trajnerin Goce Sedloski deri në përfundim të sezonit të ardhshëm 2023-2024. Seldoski ka një karrierë të pasur si lojtar, duke luajtur për klube me emër në Europë si Hajduk Split, Dinamo Zagreb, si dhe në Premier League angleze.

Si trajner ka fituar trofe, duke patur suksese edhe në aventurën evropiane me Shkupin, duke luajtur në “play off” e kompeticioneve evropiane. Në ditët në vazhdim do t’ju informojmë me detaje të mëtejshme në lidhje me organizimin e klubit në funksion të arritjes se objektivave sezonalë”.

Informacioni personal
Emri i plotë Goce Sedloski
Datëlindja 10 prill 1974 (48 vjeç)
Vendlindja Golemo Konjari, Maqedonia e Veriut
Karriera si futbollist *
Vitet Klubet Ndeshje (Gola)
1994–1996 Pobeda 1 (0)
1996–1998 Hajduk Split 60 (7)
1998 Sheffield Wednesday 4 (0)
1998–2004 Dinamo Zagreb 121 (22)
2004 Vegalta Sendai 21 (3)
2005 Dinamo Zagreb 17 (2)
2005–2006 Diyarbakırspor 27 (3)
2006–2011 SV Mattersburg 134 (11)
Total 368 (43)
Karriera me kombëtaren
1996–2010 Maqedonia 100 (8)
Karriera si trajner
2010–2013 SV Mattersburg (asistent)
2011–2012 Maqedonia (asistent)
2013–2014 Turnovo
2014–2015 Vardar (drejtor futbolli)
2015–2017 Vardar
2018 Riga
2018–2019 Široki Brijeg
2020 Dinamo Zagreb II
2021–2023 Shkupi
2023– Vllaznia

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit