Kallaku: Kampionati është i hapur, Kukësi-Tirana vendos

29 Qershor 2020
22:45
Eraldo Harlicaj
back button

Lideri i Teutës, Sherif Kallaku, është i ftuar në emisionin “Pressing” në Abc News. Mesfushori i Teutës ka folur për javën e ardhshme në Superiore.

Ai u ngacmua për ndeshjen kryesore ndërmjet Kukësit dhe Tiranës. Kallaku mendon se kampionati nuk është mbyllur, pavarësisht se bardheblutë janë 9 pikë larg kuksianëve.

“Kukësi dhe Tirana është një ndeshje e bukur për t’u parë. Do të jetë një ndeshje që do të vendosë me shumë mundësi dhe kampionatin. Janë 9 pikë, por ka ende lojë, prandaj duhet parë se si do të shkojë kjo sfidë”, – tha Sherif Kallaku.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit