Kampionë bote dhe Europe, zbulohen futbollistët e “Sfidës së Solidaritetit”

7 Janar 2020
15:08
Alfred Lleshi
back button

E kanë quajtur “Golden Team”, atë që do të formohet nga 20 ish-futbollistë kuqezinj. Ky ekip do të jetë njëri nga pjesëmarrësit e “Sfidës së Solidaritetit”, që do të luhet më 10 janar, prej orës 18:00, në “Air Arena Stadium”. Nën moton “Luajmë dhe rindërtojmë së bashku”, yje të dikurshme të Shqipërisë, Turqisë, Italisë dhe Greqisë do të ndeshen mes tyre në ndeshje 35-minutëshe, derisa të shpallet fituesi. Të ardhurat që do të mbledhen nga shitja e biletave do të shkojnë për të prekurit e tërmetit tragjik të 26 nëntorit, ku humbën jetën 51 shqiptarë dhe mbetën në qiell të hapur qindar të tjerë. Ne po botojmë të plotë listën e ekipeve pjesëmarrëse në këtë turne solidariteti, ku bien në sy edhe emra të Italisë, kampione bote e vitit 2006, të Greqisë, kampione Europe në vitin 2004, dhe të Turqisë, që u rendit e treta në Botërorin e vitit 2020. 

Organizatorë janë Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë dhe FSHF-ja. Tashmë janë publikuar edhe çmimet e biletave, që variojnë nga 500 lekë deri në 10000 lekë të reja për vendet e tribunës VIP në stadiumin e ri kombëtar të Tiranës. Sa i takon Shqipërisë, ajo do të përfaqësohet nga këto ish-kuqezinj: Foto Strakosha, Lorik Cana, Edvin Murati, Alban Bushi, Igli Tare, Altin Lala, Besnik Hasi, Altin Rraklli, Erjon Bogdani, Arjan Beqaj, Artim Shaqiri, Klodian Duro, Ervin Bulku, Armend Dallku, Nevil Dede, Debatik Curri, Hamdi Salihi, Redi Jupi, Nderim Nexhipi dhe Adrian Aliaj. Trajner do të jetë Ilir Shulku, sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit.

Më poshtë është lista e lojtarëve të të gjitha “përfaqësueseve”:
SHQIPERIA

ITALIA

GREQIA

Lajme të tjera

Lajmet e fundit