Kampionët e Oklahoma bëjnë ligjin në NBA, Bulls kryesojnë në Lindje, fitojnë Warriors e Toronto

5 Nëntor 2025
8:17
Telesport
back button

Skuadra kampione e Oklahoma mbetet ende e vetmja e pamposhtur këtë sezon në NBA, duke korrur sot fitoren e 8-të radhazi. Thunder fituan 126-107 në fushën e Clippers, me Alexander Shai që dhuroi një tjetër ndeshje fantastike, autor i 30 pikëve dhe 12 asist.

Në Konferencën e Lindjes, Chicago ngjitet në krye pas fitores 113-111 ndaj Philadelphia, sfidë e ekuilibruar deri në fund mes dy ekipesh pretendente. Chicago arrin të rikuperojë një disavantazh prej 24 pikësh falë “triple double” të Josh Giddey (29 pikë, 15 rebound, 12 asist).

Pa problem fiton Toronto, që mundi 128-100 Milwaukee. Barnet dhe Barrett realizuan nga 23 pikë secili për kanadezët. Skuadra e Golden State, falë 28 pikëve të Curry dhe 24 të Mobby mposhti 118-107 Phoenix. Për miqtë nuk mjaftuan 38 pikë e Devin Booker.

NBA-Rezultatet e sotme

Toronto – Milwaukee, 128-100

Atlanta – Orlando, 127-112

Chicago – Philadelphia, 113-111

New Orleans – Charlotte, 116-112

Golden State – Phoenix, 118-107

Clippers – Oklahoma, 107-126

Lajme të tjera

Lajmet e fundit