Kategoria e Parë: Ekipet pretendente për Superioren bëjnë detyrën, ja renditja (foto)

22 Shkurt 2026
16:05
Telesport
back button

Java e 23-të e kampionatit të Kategorisë së Parë u luajt të shtunën dhe të dielën.

Skënderbeu arriti një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Kukësit dhe ruan vendin e parë në renditje me 54 pikë, duke konfirmuar momentin pozitiv.

Ndjekësi më i afërt, Laçi, nuk ndalet, pasi mposhti 2-1 AF Luftëtarin dhe regjistroi fitoren e nëntë radhazi në kampionat, duke u ngjitur në kuotën e 51 pikëve.

Fitore të rëndësishme mori edhe Pogradeci, që triumfoi 3-1 ndaj Lushnjes dhe mban vendin e tretë me 46 pikë.

Në sfidat e së dielës, Kastrioti fitoi minimalisht 1-0 ndaj Apolonisë, ndërsa Burreli barazoi 0-0 me Korabin. Ndërkohë, Iliria siguroi tre pikët falë fitores 1-0 ndaj Besës.

Java konfirmoi rivalitetin e fortë në krye të tabelës, ku diferencat mes tre skuadrave të para mbeten të vogla dhe çdo ndeshje pritet të jetë vendimtare në javët në vijim.

Renditja pas 23 javësh:

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit