Kimmich: “Sa e bezdisshme që në stadiumin tonë do të luhet finalja e Champions dhe sjemi aty. Ja ku gabuam sivjet”

17 Prill 2025
21:16
Telesport
back button

Joshua Kimmich, mesfushori i Bayern Munich analizoi sezonin e Bayern Munich deri tani: “Kemi pasur ulje dhe ngritje. Në fund, humbëm shumë ndeshje. Kur humb kaq shumë ndeshje në një vit të vetëm, në një moment eliminohesh. Ne duhet të përmirësohemi ndjeshëm në sulm dhe në ndeshjet e rëndësishme uk ishim skuadra më e keqe, por mungoi efikasiteti të fitonim.

Finalja në shtëpi do të kishte qenë diçka e jashtëzakonshme. “Do të kishte kuptim shumë për tifozët, për klubin, për punonjësit. Do të ishte një gjë e mrekullueshme. Kjo ëndërr është shkatërruar. Ka shumë hidhërim. Do ta ndjejmë kur të luhet finalja në stadiumin tonë dhe ne të mos jemi aty. Është shumë e bezdisshme.”

Çfarë mungoi? “Ne duhet të përmirësojmë menaxhimin tonë të lojës. Ne shënuam para Interit, pastaj mbetëm prapa pas 10 minutash. Në ndeshjen e parë barazuam dhe më pas pesuam 3 minuta më vonë golin e humbjes. Këto janë momente të rëndësishme që duhet t’i menaxhojmë më mirë. Sidomos kur shënon një gol, duhet të kontrollosh 10-15 minutat e ardhshme.”

Ishte i fundit për Muller në Champions League.
“Në një moment ne të gjithë do të luajmë ndeshjen tonë të fundit. Sigurisht, është zhgënjyese që përfundoi me një eliminim. Do të kisha dashur që ata të arrinin në finale në shtëpi. Fatkeqësisht, këtë vit nuk shkoi ashtu.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit