HISTORIKE: Gjigantët e Brazilit bien nga kategoria, shpërthejnë tifozët (VIDEO)

8 Dhjetor 2019
22:46
back button

Nëpër botë kanë mbetur shumë pak skuadra që nuk janë rrëzuar asnjëherë në kategoritë inferiore. Një prej tyre ishte edhe Cruzeiro në Brazil…deri të dielën e 8 dhjetorit 2019.

Klubi legjendar nga Belo Horizonte ka treguar një formë të dobët gjatë këtij sezoni.

Gjigantët brazilianë kishin mbërritur në javën e fundit të kampionatit me litarin në fyt dhe duhej fitorja me Palmeiras, por ata janë mposhtur 2-0.

Mrekullia nuk ishte e shkruar të ndodhte dhe Cruzeiro tani do të zbresë për të parën herë në Serie B braziliane.  

Pas ndeshjes ka shpërthyer kaosi në stadium, me tifozët që nuk e kanë pranuar këtë fakt të rëndë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit