Klubi do t’i ndërtojë një statujë, reagon De Bruyne: Do ta shoh gjithnjë me fëmijët e mi, këtë klub do ta mbaj në zemër

22 Maj 2025
10:00
Telesport
back button

Kevin De Bruyne ka luajtur ndeshjen e fundit në “Etihad” si lojtar i Manchester City. Ai nuk realizoi dot gol, por përshëndetja që tifozët i dhanë përgjatë gjithë kohës që ai luajti ishte e jashtëzakonshme.

Unë do ta mbaj gjithmonë në zemrën time këtë ekip. Luajtëm, duke u përpjekur për të fituar dhe për të argëtuar të gjithë. Të gjithë e vendosin zemrën në fushë dhe e di që edhe pa mua, të gjithë do ta kenë këtë skuadër në zemrat e tyre siç e kishin në dhjetë vitet që isha atje”, komentoi De Bruyne.

A largohem si legjendë e City? Jo, jam munduar të bëj më të mirën dhe kur fiton përpiqesh të bësh edhe më shumë dhe është e vështirë të bashkosh të gjitha kujtimet e mira të kësaj periudhe”, shtoi më tej mesfushori belg, që luajti për 10 sezone me këtë fanellë, duke fituar gjithçka.

Më tej, De Bruyne tha: “Fakti që tifozët më mbështetën familjen, që u kujdesën për ta dhe që të gjithë rrinin këtu për të më thënë ‘mirëupafshim’ është një ndjesi e madhe për mua. Nuk do t’ua harroj kurrë”.

Pas 10 vitesh shërbimi për City, klubi i njoftoi De Bruyne dhe të gjithë njerëzve të pranishëm në stadiumin Etihad se një statujë do të ngrihet jashtë stadiumit: “Unë do të jem gjithmonë një pjesë e vogël e këtij klubi dhe kur të kthehem me fëmijët këtu në stadium, do të jetë e bukur të më shohësh jashtë të përfaqësuar nga një statujë“.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit