Kolaps në Shkodër, Jonuz reagon për largimin nga Vllaznia

5 Qershor 2020
20:15
Eraldo Harlicaj
back button

Mirsad Jonuz nuk do të rikthehet më në krye të Vllaznisë. Trajneri i kuqebluve është lodhur nga situatat e klubit shkodran dhe ka vendosur të mos e çojë ekipin deri në fund të kampionatit, pasi rrogat nuk janë kaluar dhe futbollistët janë të pakënaqur.

Tekniku maqedonas ka folur për herë të parë në lidhje me këtë çështje duke konfirmuar se nuk do të kthehet më në Shkodër. “Marrëdhënia ime me klubin Vllaznia përfundon këtu. Jam lodhur nga kjo situatë. Jam rikthyer në Maqedoni të Veriut dhe i kam dhënë fund detyrës sime si trajner te klubi i Vllaznisë.

“Dua t’i uroj shumë suksese të gjithë lojtarëve dhe ekipit. I uroj më të mirat në vazhdim. Gjithashtu falenderoj edhe administratorin Suad Lici për bashkëpunimin e deritanishëm“, – tha Jonuz për “Sport Ekspres”. Situata në Shkodër mbetet sërish e nderë dhe Bashkia tregon dhe njëherë se nuk mund të menaxhojë klubin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit