Kondogbia, ti je?! Sozia e francezit vjen nga Brazili dhe realizon autogolin qesharak (VIDEO)

22 Korrik 2019
13:12
Anton Cicani
back button

Dy vite më parë, Interi luante miqësore me Chelsea në turneun veror, në kuadër të përgatitjeve për sezonin 2017-2018 dhe në fushë ishte edhe futbollisti i paguar 40 mln euro në verën e vitit 2015, pra Geoffrey Kondogbia.

Zikaltërit po fitonin 2-0 ndaj bluve, por në minutën e 74', Kondogbia vendosi të tërhiqte vëmendjen e botës me një autogol nga ato që të lënë pa fjalë. Nën presionin e ekipit londinez, e kthehu topin te Handanovic nga një distancë thuajse 40 metra, por e goditi aq fort dhe lart topin saqë e dërgoi në rrjetën e portës së tij…

Një autogol vërtet i pabesueshëm, të cilin e ka imituar ditën e dielë futbollisti i Fortaleza, në kampionatin brazilian, Juninho. Pasime mes lojtarëve të ekipit dhe ai që menjëherë godet pa u menduar në drejtim të portës së tij në tentativë për t'ia kthyer portierit, duke realizuar autogol…

Më pas, Juninho do të realizonte penallti dhe ndeshja përfundoi 2-2, por ky autogol sigurisht që do të mbetet, ashtu si ai i Kondogbias…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit