Kukësi shfryn në Fier, Vllaznia i falet Hoxhajt në 94′, Laçi ndien krizën

20 Janar 2021
15:44
Alfred Lleshi
back button

U luajtën 4 nga 5 ndeshjet e javës së 15-të të Superiores. Rezultate disi suprizë, po të kemi parasysh qasjen se si vinin skuadrat në këtë “stacion” të garës. E tillë mund të konsiderohet fitorja e Kukësit në Fier, pas disa zhgënjimeve radhazi. Apolonia vendëse nuk e ruan dot vazhdimësinë pozitive të sfidave të fundit, duke u rrëzuar keq para nënkampionëve të vendit.

Fitore dramatike, në frymën e fundit e Vllaznisë në “Adush Muça”, në një fushë të vështirë. Kryesuesit nuk lëshojnë pe, nuk lejojnë ndjekësit më të afërt të afrohen. Teuta e ruan distancën që kishte me shkodranët, falë fitores minimale ndaj Kastriotit. Laçi nuk shkon më larg se barazimi në shtëpi, ndaj korçarëve të vendit të fundit. Pas disfatës pararendëse në Fier, kurbinasit e Shpëtim Duros nuk bëjnë dot autokritikë, përkundrazi, japin shenja krize. Pikë shpresë merr Skënderbeu në këtë transfertë, në luftën për mbijetesë. Ndërkohë, si “qershia mbi tortë” e kësaj jave do të jetë derbi i madh i kryeqytetit, i cili do të luhet nesër në “Elbasan Arena”, prej orës 18:00.

Java e 15-të, Kategoria Superiore
APOLONIA-KUKËSI  1-3
Golat: Samci 60’ / Ibraimi 15’ (pen), Peposhi 76’, E|ze 82’

LAÇI-SKËNDERBEU 1-1
Golat: Nwabueze 51 (pen) / Maksi 43’

BYLIS-VLLAZNIA  0-1
Golat: Hoxhaj 90+4′

KASTRIOTI-TEUTA  0-1
Golat: Bregu 72’

Nesër
PARTIZANI-TIRANA

Standings provided by SofaScore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit