Kupa “Agim Tafili” në çiklizëm, triumfojnë çiklistët e Tiranës dhe ata të Vllaznisë

8 Maj 2023
12:11
Telesport
back button

Federata Shqiptare e Çiklizmit në bashkëpunim me Bashkinë e Shkodrës, Komitetin Olimpik Kombetar Shqiptar, Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve, Ministrine e Turizmit organizoi trofeun “Agim Tafili”. Dy etapat e saj jane kurorëzuar me sukses dhe pjesëmarrja ka qenë e kënaqshme.

Për kategorinë Elitë dhe atë U23, triumfoi çiklisti Olsian Veliaj i Tiranës, ndërsa në kategorinë junior triumfuan çiklistët shkodranë, me Flavio Venomi që zuri vendin e parë. Këto evente janë përgatitorë për Turin Çiklistik, që priet të nisë së shpejti në vendin tonë.

Kategoria U23-Elitë

1-Olsian Veliaj (Tirana)

2-Tefik Sallahi (Tirana)

3-Brikel Barçi (Studenti)

Kategoria Junior

1-Flavio Venomi (Vllaznia)

2-Arglenio Sulaj (Vllaznia)

3-Emil Prifti (Tirana)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit