“Kur gjuan mbi 20 herë në portën kundërshtare duhet ta fitosh ndeshjen”

7 Prill 2025
9:49
Telesport
back button

Megjithë një performancë kryesisht sulmuese, Chelsea barazoi 0-0 kundër Brentford në fushën e këtij të fundit në ndeshjen e vlefshme për Premier League. Trajneri Enzo Maresca, e sheh gotën “gjysmë plot” me paraqitjen e ekipit të tij.

Mendoj se gjuajtëm më shumë se 20 herë në portën e kundërshtarëve dhe e vetmja gjë që na mungoi ishte goli, Gjithsesi, në përgjithësi ishte një paraqitje e mire dhe më vjen keq që morëm vetëm 1 pikë”, tha Maresca.

Ne bëmë shumë ndryshime në skuadër, pasi luajtëm të enjten mbrëma. Ideja ishte ta fillonim ndeshjen në një mënyrë dhe ta përfundonim në një mënyrë tjetër. Mendoj se plani pothuajse funksionoi. Thjesht mungoi goli”, shtoi trajner italian.

Më tej, Maresca tha: “Ne gjithmonë mund të bëjmë diçka më të mire. Por, në përgjithësi, kur gjuan më shumë se 20 herë, ke bërë mjaftueshëm për të fituar ndeshjen”.

Këtë javë, Chelsea do të luajë në Conference League: “Është një gjë e mirë për ne. Kur je trajner i Chelsea duhet të fitosh çdo ndeshje, jo vetëm në Ligën e Konferencës. Ka të njëjtin presion në çdo ndeshje”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit