LAJMI I FUNDIT: “Faleminderit që më bëre të ndihem gjallë përsëri”, Ibrahimovic zbulon vendimin!

13 Nëntor 2019
22:10
back button

Më në fund Zlatan Ibrahimovic flet vetë mbi të ardhmen e tij, pasi spekulime të shumta ishin thënë në ditët e fundit. Ka qenë vetë suedezi, i cili me një postim në Instagram, duket se ka zbuluar një nga vendimet e tij: Largimin nga Los Angeles Galaxy!

Në postimin e bërë para disa minutash, gjiganti suedez ka shkuar një mesazh, që i ngjan një mesazhi lamtumire, kundrejt tifozëve dhe klubit të LA Galaxy. “Erdha, pashë, fitova. Faleminderit LA Galaxy që më bëre të ndihem gjallë përsëri. Për tifozët e LA Galaxy: Donit Zlatanin, jua dhashë Zlatanin. Jeni të mirëpritur. Historia vazhdon. Tani kthehuni të shihni bejsboll”, mbyll postimin e tij Ibrahimovic.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit