Lakers fitojnë me Doncic, Oklahoma mbron kreun në NBA, humbasin Boston e Golden State

10 Prill 2025
8:15
Telesport
back button

Skuadra e Lakers rikthehet te fitorja në NBA, pas triumfit 112-97 në fushën e Dallas. Doncic realizoi 45 pikë ndaj ish-ekipit të tij dy muaj më parë. Fiton edhe skuadra e Toronto, që falë 23 pikëve të Roden mundi 126-96 Charlotte.

Zhgënjejnë kampionët në fuqi të Boston, që u mundën 96-76 nga Orlando, sfidë ku u dallua Wagner me 23 pikë. Fitore të rëndësishme korri Chicago, që mundi 119-111 Miami, ndeshje ku të gjithë titullarët e Bulls realizuan mbi 17 pikë.

Oklahoma vijon të jetë lider në NBA, duke fituar edhe sot, 125-112 në fushën e Phoenix. Jalen Williams me 32 pikë ishte shënuesi më i mirë. Jashtë fushe triumfon Denver, që mundi 124-116 Sacramento (Jokic triple double, 20 pikë, 12 rebound, 11 asist).

NBA-Rezultatet e sotme

Orlando – Boston, 96-76

Washington – Philadelphia, 103-122

Dallas – Lakers, 97-112

Toronto – Charlotte, 126-96

Chicago – Miami, 119-111

Utah Jazz – Portland, 133-126

Golden State – San Antonio, 111-114

Phoenix – Oklahoma, 112-125

Sacramento – Denver, 116-124

Clippers – Houston, 134-117

Lajme të tjera

Lajmet e fundit