Lazio angazhon Taren për shqiptarin, Verona rreh shumë lart

21 Nëntor 2019
11:25
Alfred Lleshi
back button

Lazio është skuadër e kryeqytetit italian, por në njëfarë mase iu përket edhe shqiptarëve. Më së pari prej Igli Tares, ish-futbollist i kësaj skuadre të Serie A, tashmë në rolin e drejtorit sportiv të suksesshëm. Aty kanë luajtur e luajnë edhe shqiptarë të tjerë, si Etrit Berisha, Lorik Cana, Valon Berisha, Thoma Strakosha, ndaj dera nuk mund të konsiderohet e mbyllur. Marash Kumbulla është emri, që ka hyrë në radarët e Lazio ditët e fundit. Kjo bëhet me dije nga “lalaziosiamonoi.it”: 

“Javën e kaluar ne kontaktuam me agjentin e mbrojtësit të Verona, i cili mohoi transferimin në merkaton e janarit, por la hapur derën për verën e ardhshme. Shumë klube kanë trokitur në derën e presidentit Setti, që kërkojnë blerjen e menjëhershme të shqiptarit, ose ta lënë aty të huazuar deri në fund të sezonit. Igli Tare e ka rritur nivelin e vëmendjes ndaj tij. Kombësia e djaloshit të ri mund të përfaqësojë një rrugë preferenciale për drejtorin sportive të Lazio. 

Sidoqoftë, raportimet në media thonë se vlerësimi i Kumbullës është ndjeshëm, ka shkuar te rreth 15-20 milionë euro. Marrëdhëniet me Veronën janë të shkëlqyera, siç dëshmohet nga operacioni i fundit i Caceres, ndaj mund të gjendet një marrëveshje. Koha në dispozicion është e konsiderueshme, por Tare dhe Lazio kanë një konkurrencë gjithnjë e më të madhe për ta mposhtur”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit