Lazio kalon në çerekfinalet e kupës me “poker”, i pafat Durmishi

12 Janar 2019
17:12
Denis Hakanaj
back button

Lazio ka shkatërruar Novara-n në 1/8-at e Kupës së Italisë me një paraqitje të mrekullueshme. Bardhekaltrit janë kualifikuar në çerekfinale falë një fitoreje bindëse 4-1. 

Luis Alberto ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 12-të, më pas kanë ardhur dy golat e Ciro Immobile-s (20' dhe 36') dhe magjia me goditje dënimi e Milinkovic-Savic në fundin e pjesës së parë. 

Miqtë janë kundërpërgjigjur në minutën e 49-të, me Eusepi-n që ka mposhtur Strakoshën nga pika e bardhë, por vendasit kanë kontrolluar pa probleme takimin deri në fund. 

Durmishi, danezi me origjinë shqiptare, ka shkuar afër golit të pestë në minutën e 66-të, por goditja e tij është ndalur nga një prej mbrojtësve kundërshtarë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit